- Pamje nga atmosfera e zjarrtë në dasmën e Big Brother nën performancën e Yllka Kuqit
- Zelensky njofton “punë aktive” me partnerët në javët e ardhshme
- Rahoveci 029 fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimin
- Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
- Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë
- Kur fëmija është i mërzitur, nuk ke pse ta gëzosh me çdo kusht. Ja çfarë duhet të bësh…
- Guardiola flet për garën për titull me Arsenalin – tregon se çfarë duhet të bëjë Man City
- Hyrja madhështore e Elijonës në dasmë – duket për mrekulli si nuse
Author: korrektpress
Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet me palën amerikane mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë “konstruktive” dhe do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën.Në një koment të shkurtër, Dmitriev i përshkroi diskutimet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, si “konstruktive”.Ai shtoi se bisedimet në Miami kishin filluar dhe do të vazhdonin të shtunën dhe të dielën, transmeton Telegrafi.Kremlini më parë konfirmoi raportet e medias se po bëheshin përgatitje për një takim me përfaqësuesit e SHBA-së për të shqyrtuar rezultatet e bisedimeve…
Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Leposaviq.Sipas raportimit, viktima jetonte i vetëm dhe, sipas disa të afërmve, nuk ishte përgjigjur në telefon, çka kishte ngritur shqetësime për gjendjen e tij.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë hapur me forcë derën e banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni, ndodhet aktualisht në qendrën e NASA në Mauna Kea në Havaji, ku është duke punuar në projektet kërkimore përmes teleskopit tri metërsh. Ky observator ndodhet në një lartësi mbidetare prej 4,000 metrash, duke ofruar kushte ideale për studimin e universit dhe eksplorimin e hapësirës.Hyseni ka ndarë pamje të mrekullueshme nga zyra e saj e punës në majë të malit, duke treguar jo vetëm ambientin spektakolar përreth, por edhe entuziazmin e saj për punën shkencore. Ajo po kontribuon në kërkime të avancuara për kërkime shkencore për sutdimin e asteroideve, duke sjellë njohuri të reja në fushën e…
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtërpcë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur më 20.12.2025, rreth orës 22:30.Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë ndërhyrë në një lokal, pasi ekzistonte dyshimi për ushtrim të veprimtarisë së kundërligjshme. Gjatë veprimeve policore, i dyshuari, mashkull, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e lokalit dy pako cigaresh, brenda të cilave janë gjetur substanca narkotike.Pas kontrollit, policia ka konfiskuar gjithsej 15.9 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në…
Në Bağcılar të Turqisë, dy fëmijë ia kthyen pronarit të saj një çantë që e gjetën në rrugë, e cila përmbante ar me vlerë 1 milion e 300 mijë lira. Pronari i arit i shpërbleu fëmijët për sjelljen e tyre shembullore.Një ngjarje prekëse ndodhi në Bağcılar të Stambollit. Ndërsa ecnin në rrugë, dy fëmijë gjetën një çantë që përmbante ar me vlerë afërsisht 1 milion e 300 mijë lira, dhe menjëherë ua raportuan situatën dyqanxhinjve aty pranë pa hezitim.Falë një karte biznesi të gjetur brenda çantës, ata arritën të arrinin te argjendari nga i cili ishte marrë ari, dhe çanta…
Për shkak të mjegullës së dendur, të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit janë anuluar dhe atë fluturimet drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Po ashtu është anuluar fluturimi drejt Zagrebit i Croatia Airlines, si dhe ai drejt Stambollit.Asnjë nga gjashtë avionët e Wizz Air të stacionuar në bazën e Shkupit nuk arriti të ulej dje në aeroport. Për shkak të mjegullës, avionët u devijuan drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje, Tiranë, Selanik dhe Ohër. Ekipet e Wizz Air këtë mëngjes udhëtuan drejt aeroporteve ku avionët u ulën dje dhe prej atje do të fluturojnë drejt…
Në kuadër të Turneut Dimëror Pro Liga – Edicioni i Parë, vajzat e KFV Prishtina U11 shënuan një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Kosovë, duke u bërë i vetmi ekip i vajzave që garon në këtë ligë së bashku me bashkëmoshatarët e tyre. Debutimi i tyre nuk ishte vetëm simbolik. Në ndeshjen e parë kundër ekipit të Vllaznimit të Gjakovës, vajzat e KFV Prishtina treguan lojë të organizuar, disiplinë dhe vetëbesim, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4–0. Një fitore që flet për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe besimin tek potenciali i vajzave në sport. Ky sukses shkon…
Elon Musk sapo është afruar edhe më shumë me të qenit trilioneri i parë në histori, pasi një gjykatë rivendosi opsionet e tij të aksioneve të Teslës me vlerë miliarda.Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, pasuria neto e drejtorit ekzekutiv të Teslës u rrit në 749 miliardë dollarë të premten, duke e bërë Musk personin e parë që tejkalon pikën e arritjes prej 700 miliardë dollarësh, transmeton Telegrafi.Ai është tashmë njeriu më i pasur në botë dhe rreth 500 miliardë dollarë më i pasur se i dyti më i pasur, bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, raporton indeksi.Kjo vjen pas vendimit…
Kryetari i LVV-së njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti vizitoi fabrikën e stiroporit Kosova Plast. Pronari Refik Luri, i cili numëron 30 punëtorë, përveç në vend, eksporton edhe në Zvicërr e Itali. Ai tha se ai ka përjetuar drejtpërsëdrejti përfitimet nga politikat qeveritare, në veçanti nga programi “Superpuna”, program ky i cili ka mundësuar angazhimin e punëtorëve të rinj në fabrikën e tij.Kurti u zotua se mbështetja e qeverisë për bizneset që investojnë, prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, sepse është synimi i tyre që përmes masave të tilla të rrisin prodhimtarinë dhe të shtojnë aktivitetin…
Ndeshja e fundit e Daniele De Rossit për këtë vit do të jetë e veçantë: Roma do të përballet me klubin e tij të lindjes, Genoan, të hënën më 29 dhjetor në Stadio Olimpico. Ish-legjenda e Giallorossëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kryeqytetin italian, me 616 paraqitje, 63 gola dhe 60 asiste gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.Në një intervistë për DAZN, e cila do të publikohet zyrtarisht në ditën e Krishtlindjeve, De Rossi ndau ndjenjat e tij për këtë përballje speciale. “Kujtova kohën kur do të kisha luajtur për Romën. Është një ndjenjë unike. Si fëmijë e përjeton…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari