- Nuk e dinte për shkarkimin nga FC Liria – trajneri Liridon Leci e pa drejtpërdrejt në emisionin komunikatën e klubit
- “Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
- Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
- “Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur” – nëna dërgon një letër për Ina Aderin
- Lëkundje tërmeti në Kosovë
- Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit
- Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, ngordh kafsha
- Qiproja ndalon karateistët e Kosovës të marrin pjesë me simbole shtetërore në Evropian për të rinj
Author: korrektpress
Përballja e shumë pritur mes bokserit shqiptar të MMA Eduard “Drenica” dhe serbit Petar Jakovljevic nuk do të zhvillohet.Eduard “Drenica” përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar të gjithë se meçi i zjarrtë është anuluar vetëm katër orë para se të niste.Të gjitha detajet ishin kompletuar, përfshirë edhe matjen zyrtare, megjithatë serbi nuk është shfaqur fare në vendin ku ishte paraparë të zhvillohet meçi.Jakovljevic përmes një postimi gjithashtu pretendoi se është sulmuar fizikisht nga katër persona dhe që policia e kanë dërguar në mbajtje, prandaj edhe përballja nuk do të zhvillohet.Ndërkohë, Eduard “Drenica” shkroi se ky i fundit…
Pas largimit të Tonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pretendime të shumta, ku u hodh ideja se moderatorja Jonida Vokshi kishte shpallur gabimisht emrin e banorit që duhej të eliminohej gjatë spektaklit të së premtes.Megjithëse Jonida e mohoi menjëherë këtë version, prania e Tonit më pas në ambientin e quajtur “kapsula” vetëm sa shtoi dyshimet, duke bërë që një pjesë e publikut të besonte se largimi i tij ishte rezultat i një lapsusi të çastit, i cili u përpoq të mbulohej.Përballë këtyre aludimeve që vazhdonin të qarkullonin, moderatorja ka reaguar sërish, kësaj…
Një 20-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës.Autoritetet njoftuan se ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate nga një qytetare, e cila kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po shantazhohej. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer.Kur patrulla mbërriti në vendngjarje, një nga të dyshuarit dyshohet se përplasi me…
Gripi ende nuk ka arritur pikun. Madje gjatë javës së kaluar janë raportuar 126 raste të reja, por që përbëjnë një rënie prej 31 për qind për qind krahasuar me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe mbizotëron influenza A. Simptomat zakonisht shfaqen papritur dhe përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe kollë. Në disa raste, gripi mund të shoqërohet me komplikime, si infeksione bakteriale sekondare dhe infeksione të traktit të poshtëm respirator, të cilat mund të kërkojnë edhe trajtim spitalor.“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik gripi është ende nën pragun e aktivitetit sezonal në bazë të rasteve të raportuara, këtë…
Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur një propozim që po ngjall debat serioz në qarqet politike të Uashingtonit dhe Evropës: futjen e Kosovës dhe Serbisë në NATO.Po ashtu edhe aplikimin e elementeve të modelit të Kosovës në rajonin e Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të dobësuar ndikimin rus në Evropë.Joseph, aktualisht lektor në Johns Hopkins University – SAIS, tha se Ballkani nuk është një rajon periferik, por një nyje kyçe e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit.“Ukraina është dimensioni kinetik i luftës. Ballkani është…
Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Madridin gjatë vitit 2025, shifër kjo që përkon me rekordin absolut të Ronaldos dhe njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar nga një lojtar i vetëm në një vit në historinë e klubit.Sulmuesi francez u detyrua…
Nga mishi i papërpunuar te ai i kriposur e i tymosur – ja sa ditë, javë apo muaj është i sigurt për konsum dhe kur duhet patjetër hedhurMishi i tharë është një nga ato ushqime që, te ne, ka pothuajse status kult. Nuk ka festë, tryezë festive apo meze me raki e verë pa të. Megjithatë, edhe pse konsumohet shpesh dhe me kënaqësi, shumë njerëz gabojnë në një pikë thelbësore: si ruhet siç duhet mishi i tharë dhe sa kohë mund të qëndrojë realisht në frigorifer ose në ngrirës pa rrezikuar shëndetin.E vërteta është se mishi i tharë nuk është…
Big Brother VIP Albania 5 ka nisur menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh që është 100 mijë euro.Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat. Foto: YouTubePjesë nga debate mes tyre:Iliri: Profesor Kristi.Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse…
Manuel Neuer po e përcakton një epokë që po i afrohet gradualisht fundit. Në kërkim të një pasuesi të mundshëm, FC Bayern ka analizuar disa opsione, përfshirë edhe një portier që aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmund.Prej kohësh, Bayern është përgatitur për epokën pas portierit të jashtëzakonshëm Manuel Neuer (39). Alexander Nubel (29 vjeçar, aktualisht i huazuar te VfB Stuttgart), Daniel Peretz (25 vjeçar, aktualisht i huazuar te HSV) dhe Jonas Urbig (22) janë tre portierë që klubi ka sjellë vitet e fundit, të gjithë të synuar për të marrë rolin kryesor në portë.Sipas raportimeve të Bild, portieri kosovar…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.Nesër në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Spiropali do të ketë gjithashtu edhe një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin e Integrimit në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari