Një burrë austriak e çoi trukun e tij të pazakontë për festë në një serial televiziv gjerman dhe theu Rekordin Botëror Guinness, për numrin më të madh të tullumbaceve që kaluan nëpër hundë dhe dolën nga goja në një minutë.
Malte Dünser, i vetëshpalluri “Mbreti i të Çmendurve”, i cili mblodhi një numër të madh ndjekësish në Instagram për akrobacitë e tij të pazakonta, provoi trukun me tullumbace në sheshxhirimin e serialit televiziv të Rekordeve Botërore Guinness, Die große Show der Weltrekorde, në Mynih.
Dünser futi tullumbace të pafryra nëpër njërën nga vrimat e hundës dhe i nxori nga goja 10 herë në një minutë për të thyer rekordin, transmeton Telegrafi.
Amatori i guximshëm tha se kaloi kohë duke eksperimentuar me lloje të ndryshme tullumbacesh derisa gjeti markën dhe stilin optimal për përpjekjen e tij për rekord.
Ai tha se tullumbacet ishin të mbuluara lehtë me vaj për përpjekjen, në mënyrë që futja e hundës të shkonte më lehtë. /Telegrafi/