Mercedes kohët e fundit i tha lamtumirë motorit V12 në Evropë , dhe tani rivali i saj Audi po përgatitet t’i japë lamtumirë edhe një sistemi ikonik të fuqisë.
Ingolstadt do të ndërpresë prodhimin e motorit me pesë cilindra në linjë për tregjet evropiane deri në mesin e vitit 2027.
Megjithatë, ashtu si motori me dymbëdhjetë cilindra nga Stuttgarti, fabrika e motorëve me pesë cilindra do të vazhdojë jashtë kontinentit.
Zëdhënësja e serisë së modeleve A3, Julia Winkler, konfirmoi se RS3 nuk do të zhduket plotësisht.
Edhe pse marka luksoze duhet të heqë dorë nga prodhimi i motorit 2.5 TFSI në Evropë për shkak të rregulloreve të ardhshme të emetimeve Euro 7, Audi do ta mbajë veturën kompakte me performancë të lartë në shitje në tregjet jo-evropiane përtej mesit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/