Klubi spanjoll Atletico Madrid ka siguruar një përfitim financiar prej rreth 12.5 milionë eurosh pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sipas shpërndarjes së çmimeve nga UEFA për këtë kompeticion.
Skuadra madrilene do të presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Metropolitano”, ku pritet që të ardhurat nga shitja e biletave të shtohen me rreth 2–3 milionë euro.
Suksesi sportiv ka sjellë përfitime të dukshme edhe në aspektin institucional dhe komercial.
Atletico Madrid tashmë numëron mbi 155,000 anëtarë, ndërsa më shumë se 8,000 tifozë janë në listën e pritjes për sezonin 2026–27.
Paralelisht, shitjet në dyqanet zyrtare të klubit kanë shënuar rritje të ndjeshme pas fitores ndaj Tottenham Hotspur në raundin e 16-të, një ndeshje që më parë i kishte siguruar klubit rreth 11 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/