Ekuipazhi i Artemis mbrëmë pa për herë të parë anën e largët të Hënës, ka njoftuar specialistja e misionit Christina Koch.
“Ishte absolutisht spektakolare”, tha Koch.
Ana e largët e hënës (e njohur edhe si “ana e errët”) është gjithmonë e kthyer nga Toka dhe mendohet se edhe ekipet e Apollos në vitet 1960 dhe 1970 nuk patën mundësi ta shihnin të gjithën.
“Kjo është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë”, shtoi astronautja.
NASA ka postuar një imazh të Hënës të bërë nga ekuipazhi, që tregon një krater të formuar nga goditja e një asteroidi.
Thuhej se ishte “hera e parë që krateri është parë me sy njeriu”.
Ekuipazhi do të shohë më shumë zona të papara më parë gjatë fluturimit të tyre historik. /Telegrafi/