Close Menu
    What's Hot

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025

    Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes
    • Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme
    • Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off
    • Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë
    • Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
    • Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit
    • Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
    • Xabi Alonso i kërkon falje yllit të Real Madridit për komentet e tij publike
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Ass. dr. sc. visar disha

    Ass. Dr. Sc. Visar Disha promovon librin e ri “Protetika Paraklinike Mobile – Protezat Totale”

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Ass. dr. sc. visar disha 4 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Botimi i katërt sjell një qasje të strukturuar dhe bashkëkohore në protetikën stomatologjike paraklinike, duke lidhur teorinë universitare me praktikën laboratorike

    Në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë u promovua libri “Protetika Paraklinike Mobile – Protezat Totale”, një botim i rëndësishëm në fushën e protetikës stomatologjike paraklinike, me autor Ass. Dr. Sc. Visar Disha. Ky libër përfaqëson librin e katërt në krijimtarinë akademike të Dr. Disha-s, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të literaturës universitare dhe avancimit të arsimit stomatologjik në Kosovë dhe më gjerë.

    Libri ka lindur nga një nevojë reale akademike dhe praktike, duke synuar t’u ofrojë studentëve të stomatologjisë një material të strukturuar, të qartë dhe të lidhur ngushtë mes teorisë paraklinike dhe praktikës laboratorike. Në qasjen e tij, protetika nuk trajtohet si një proces mekanik, por si një proces i menduar mirë, i bazuar në parime biologjike, funksionale dhe estetike, duke ndihmuar studentët të kuptojnë jo vetëm si realizohet një protezë totale, por edhe pse realizohet në një mënyrë të caktuar.

    Struktura e librit është ndërtuar në mënyrë progresive dhe logjike, duke filluar nga konceptet bazë të protezave totale dhe anatomia maksillare e mandibullare, për të vazhduar me masat anatomike dhe funksionale, raportet maksilo-mandibullare, dimensionet vertikale dhe horizontale, përdorimin e artikulatorëve, vendosjen e dhëmbëve artificialë, estetikën dhe okluzionin. Botimi përmbyllet me procedurat laboratorike, finalizimin, korrigjimet okluzale, riparimin dhe ribazimin e protezave totale, duke e bërë librin një udhërrëfyes të plotë nga teoria deri te praktika.

    Autori i librit, Ass. Dr. Sc. Visar Disha, është specialist në disa disiplina të stomatologjisë, përfshirë protetikën stomatologjike, ortodoncinë dhe ortopedinë e nofullave, kirurgjinë orale dhe implantologjinë. Me doktoratë të përfunduar me sukses “Magna Cum Laude” në Universitetin e Zagrebit dhe me angazhim aktiv në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Dr. Disha sjell në këtë libër përvojën e tij shumëvjeçare akademike, klinike dhe paraklinike, si dhe standardet bashkëkohore të protetikës dentare.

    Libri është realizuar në bashkëautorësi me Prof. Dr. Kujtim Shala, profesor i Protetikës Stomatologjike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, një nga figurat më të respektuara në stomatologjinë kosovare, me mbi 38 vite përvojë akademike dhe profesionale. Kontributi i Prof. Dr. Shalës është reflektuar në strukturimin e përmbajtjes, qartësinë konceptuale dhe ruajtjen e standardeve të larta akademike, duke e bërë librin një burim të besueshëm për studentët dhe profesionistët e rinj.

    Si bashkautore e tretë, Dr. Fatbardhë Gashi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm profesional dhe shkencor në realizimin e këtij botimi. Me formim universitar në stomatologji dhe angazhim aktiv në praktikën klinike, ajo ka sjellë në libër një qasje bashkëkohore dhe praktike, e cila pasqyron zhvillimet aktuale në fushën e protetikës stomatologjike. Përvoja e saj në sektorin privat, pjesëmarrja e vazhdueshme në kongrese vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ndjekja e trajnimeve të specializuara në fusha të ndryshme të stomatologjisë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe aplikueshmërinë e përmbajtjes së librit. Kontributi i Dr. Gashit reflektohet veçanërisht në vlerësimet praktike dhe korrektësinë profesionale të materialit, duke i dhënë botimit një dimension modern dhe të përdorshëm për studentët dhe profesionistët e rinj.

    Vlerësim të veçantë akademik i ka dhënë librit recenzenti Prof. Dr. Fejzi Keraj, figurë emblematike e stomatologjisë shqiptare dhe “Mjeshtër i Madh”, i nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në recensionin e tij, Prof. Dr. Keraj e cilëson librin si një tekst të strukturuar me qartësi akademike dhe rigorozitet shkencor, i cili plotëson një boshllëk të rëndësishëm në literaturën shqipe dhe vendos një standard të ri për mësimdhënien e protetikës paraklinike mobile. Sipas tij, balanca mes parimeve biomekanike, udhëzimeve praktike dhe arsyetimit klinik e bën këtë botim një manual modern dhe një udhërrëfyes të vërtetë për studentët dhe profesionistët në formim.

    “Protetika Paraklinike Mobile – Protezat Totale” rekomandohet si literaturë bazë për studentët e stomatologjisë, asistentët, teknikët dentarë dhe praktikantët e rinj, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit stomatologjik dhe në avancimin e protetikës dentare në vend.

    Ass. Dr. Sc. Visar Disha është autor i disa botimeve ndërkombëtare në fushën e stomatologjisë, përfshirë “Mini Dental Implants: Prosthodontics of the Future”, “PRF: The Key to Stunning Dental and Esthetic Results” dhe “Surgical Techniques and Procedures”, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në arsimin dhe praktikën bashkëkohore stomatologjike. /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025

    Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

    December 18, 2025

    Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025

    Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.