Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.
Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
- anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
- akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
- anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
- anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve. /Telegrafi/