Sonte (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 5 ka dasmë.
Çifti i përzgjedhur këtë vit për të bërë dasmën janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati.
Tashmë kanë filluar edhe përgatitjet, teksa e ftuar për atmosferë edhe Artjola Toska.
Ndërkohë që ka pasur edhe debate, pasi Rogert Sterkaj është shprehur se do ta prishë eventin.
Dasma fillon në ora 21:00 dhe do të jetë live edhe në platformën YouTube.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të ecë e gjithë ceremonia.
Gimbo u shpreh i lumtur për dasmën për faktin se ka shprehur ndjenja ndaj Selin.
Ata gjithashtu edhe kanë shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/