Revista e njohur amerikane Kindline Magazine, me seli në New York, e ka vlerësuar fuqishëm këngën, duke shkruar se “Donna Dafi commands the spotlight with empowering new release ‘Primadonna’”.
Sipas medias amerikane, kënga rrezaton vetëbesim që nga nota e parë dhe përfaqëson një himn fuqizimi për këdo që dëshiron të ndihet mirë me veten.
Portali thekson se përzierja e kulturave – gjermane, nigeriane dhe shqiptare – si dhe sfondi i saj në arkitekturë, e bëjnë muzikën e saj precize, dinamike dhe me identitet të qartë artistik.
Ndërkohë, një tjetër gjigant i mediave muzikore në SHBA, EARMILK, e ka cilësuar “Primadonna” si një “earworm të parezistueshëm”, duke e përshkruar si një këngë pop emocionalisht të pasur dhe të realizuar me finesë.
Sipas EARMILK, Donna Dafi po krijon qartësisht korsinë e saj në skenën ndërkombëtare të vitit 2026, me një tingull modern që nuk ndjek trendet, por i paraprin atyre.
– YouTube youtu.be
Të dy mediat amerikane vënë në pah vargun kyç të këngës, “I’m not your Donna, not your Primadonna”, si një deklaratë të fortë identiteti dhe vetëdijeje artistike – një mesazh që shndërrohet në thirrje universale për pavarësi dhe forcë personale.
Donna Dafi po e vendos emrin e saj në hartën e pop-it botëror – dhe mediat amerikane tashmë po e konfirmojnë këtë. /Telegrafi/