Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale mospërfillje e urdhrit të gjykatës, pasi dyshohet se nuk ka respektuar masat mbrojtëse të shqiptuara ndaj tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 20:00 të 15 shkurtit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka larguar viktimën femër kosovare nga shtëpia, së bashku me tre fëmijët e tyre, përkundër faktit se ndaj viktimës kishte urdhër mbrojtje nga gjykata.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/