Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, peshore digjitale, tre fishekë një revole, 1300 euro dhe dy telefona.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa” në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, në ora 19:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/