Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Sipas raportit policor, rreth orës 17:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kanosur me armë një viktimë mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie, si dhe një pistoletë shkrepëse.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/