Një person është arrestuar në fshatin Dobratin të Graçanicës, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Sipas njoftimit, i dyshuari, në gjendje të dehur dhe duke drejtuar veturën, fillimisht ka shkaktuar një aksident trafiku.
Më pas, në vendin e ngjarjes, ai ka penguar, ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën zyrtare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar në detyrë”. /Telegrafi/