Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për kanosje ndaj zyrtarit policor, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt 2026, rreth orës 16:15, në rrugën “Avdullah Babalija”, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në shenjë pakënaqësie me një fletëthirrje për kundërvajtje ka kanosur një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/