Dy persona të mitur janë arrestuar rreth orës 15:00 në fshatin Prugovc të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kanosur një tjetër të mitur.
Gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër thika dhe një maskë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe mbetet nën procedura të mëtutjeshme hetimore. /Telegrafi/