Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 8 janar 2026, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës, do të mbajë një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë ndaj keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Konferenca do të zhvillohet në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati i tretë, Salla e Takimeve, duke filluar nga ora 14:00.
“Qëllimi i konferencës është informimi i publikut për aksionin e ndërmarrë dhe masat që janë duke u marrë në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Institucioni fton mediat dhe qytetarët të ndjekin konferencën për detaje të mëtejshme rreth hetimeve. /Telegrafi/