Arlind Berisha ka bërë një nokaut të frikshëm në MMA, duke e fituar për pak sekonda përballjen ndaj Wesley Silva.
Luftëtari kosovar ka filluar të bëjë emër në MMA, ku ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, të katërtën me nokaut.
E këtë të fundit e bëri në mënyrën më të ashpër të mundshme, ku e zuri për fyti kundërshtarin derisa ky i fundit nuk arriti të lëvizte.
Shumë tifozëve kjo fitore ua kujtoi legjendën e këtij sporti, Jon Jones, i cili kishte fituar në mënyrë të ngjashme para disa viteve, nokaut ai që vlerësohej si një nga më të rëndët në historinë e sportit.
Ndërkohë, mbetet të shihet se kur Berisha do të dalë sërish në kafaz, pasi ka filluar të bëjë emër pavarësisht moshës së re./Telegrafi