Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese kundër Holandës U17 dhe Bjellorusisë U17.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 25 dhe 28 mars, në Turqi.
Dardanët e rinj do të grumbullohen më 22 mars në Kampin Nacional të FFK-së, ndërsa drejt Turqisë do të udhëtojnë më 24 mars.
Për këto dy duele Morina ka grumbulluar 21 futbollistë. /Telegrafi/