Gjatë një debati në Big Brother VIP Kosova, Labi kishte ofenduar Benitën duke i thënë se ndërhyrjet që kishte bërë ia kishin paguar sponsorët.
Kjo deklaratë e kishte prekur shumë banoren.
Për këtë situatë reagoi edhe Anita Haradinaj.
Anita/Instagram
Ajo publikoi një InstaStory ku shkroi: “Jam shumë kurioze të di që ketij Labit botoxin edhe buzët a ia kanë paguar sponsorët? Se është kollaj t’i ulësh vajzat 20 e ca vjeçe që janë rritur në kushte të mira dhe vajza të përkëdhelura nga familja”.
Deklarata e Anitës nxori në pah mbështetjen e saj për Benitën dhe kritikat ndaj qëndrimeve të Labit brenda shtëpisë së Big Brother-it. /Telegrafi/