Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Një burrë në kryeqytetin e Bjellorusisë ndaloi për t’ia hapur derën një gruaje — dhe kjo i shpëtoi jetën atij

    January 15, 2026

    Start pozitiv për Shkëndijën, triumfon në miqësoren e parë dimërore

    January 15, 2026

    Ndërron jetë një foshnje në Spitalin e Kavadarit, Ministria e Shëndetësisë inicion kontroll inspektues

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Një burrë në kryeqytetin e Bjellorusisë ndaloi për t’ia hapur derën një gruaje — dhe kjo i shpëtoi jetën atij
    • Start pozitiv për Shkëndijën, triumfon në miqësoren e parë dimërore
    • Ndërron jetë një foshnje në Spitalin e Kavadarit, Ministria e Shëndetësisë inicion kontroll inspektues
    • MAPL shpall të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për Listën e Pronave për dhënie në shfrytëzim
    • OpenAI nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Cerebras
    • KRM Çabrati reagon ndaj veprimit të papranueshëm të një punëtori që hodhi mbeturina në lumë
    • “Aneksimi i Grenlandës mund t’i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë”
    • MKRS kërkon respektim të ligjit pas zgjedhjes së Bekë Berishës kryetar të Sigal Prishtinës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Aliu: Masakra e Reçakut dëshmi e rëndë e krimeve kundër njerëzimit dhe kthesë vendimtare drejt lirisë

    Aliu: Masakra e Reçakut dëshmi e rëndë e krimeve kundër njerëzimit dhe kthesë vendimtare drejt lirisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 Ferizaj 2 Mins Read
    Aliu: Masakra e Reçakut dëshmi e rëndë e krimeve kundër njerëzimit dhe kthesë vendimtare drejt lirisë
    Aliu: Masakra e Reçakut dëshmi e rëndë e krimeve kundër njerëzimit dhe kthesë vendimtare drejt lirisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka marrë pjesë në homazhet shtetërore të mbajtura në Kompleksin Memorial në Reçak, së bashku me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të shumtë institucionalë e qytetarë.

    Në një njoftim publik, Aliu ka bërë të ditur se homazhet janë zhvilluar në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrit Albin Kurti, Kryeparlamentarit Dimal Basha, ambasadorit dhe mikut të Shtimes, William Walker, si dhe familjarëve të dëshmorëve e martirëve, përfaqësuesve institucionalë, luftëtarëve, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta.

    “Së bashku me krerët e shtetit, përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, luftëtarë, invalidë e veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule në Kompleksin Memorial në Reçak, ndërsa në nderim të dëshmorëve bëmë homazhe edhe në Varrezat e Dëshmorëve në Shtime dhe në Mollopolc”, ka theksuar Aliu.

    Kryetari i Shtimes ka vlerësuar Masakrën e Reçakut si një nga dëshmitë më të rënda të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga agresori serb ndaj popullit të Kosovës, duke theksuar se kjo ngjarje pati ndikim vendimtar në zhvillimet ndërkombëtare.

    “Masakra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të rënda të krimeve kundër njerëzimit. Ajo ngjarje vendimtare inicioi ndërhyrjen e NATO-s, ku falë angazhimit të ish-ambasadorit të OSBE-së, z. William Walker, e vërteta e Reçakut mori përmasa ndërkombëtare dhe lufta jonë çlirimtare fitoi përkrahje të fuqishme”, ka deklaruar ai.

    Sipas Aliut, edhe pas 27 vjetësh, dhimbja për Reçakun mbetet e gjallë, por sakrifica e martirëve shënoi një kthesë historike për popullin e Kosovës. “Edhe sot kjo plagë na dhemb, por historia dëshmon se sakrifica e Reçakut ndryshoi rrjedhën e fatit tonë kombëtar dhe i tregoi botës çmimin e lirisë”, ka thënë Aliu.

    Në përfundim, kryetari i Komunës së Shtimes ka shprehur respekt dhe mirënjohje të përhershme për të gjithë dëshmorët e kombit dhe viktimat civile.

    “Me respekt e mirënjohje të përhershme nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit dhe përkujtojmë e vlerësojmë viktimat civile. Lavdi dhe nderime të përjetshme!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Ambasada e SHBA-së: Të mos harrohet kurrë masakra e Reçakut

    Totaj: Kujtesa për gjenocidin dhe Masakrën e Reçakut obligim brezash dhe thirrje për drejtësi

    Totaj: Kujtesa për gjenocidin dhe Masakrën e Reçakut obligim brezash dhe thirrje për drejtësi

    27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të

    Aliu: Masakra e Reçakut ishte gjenocid – drejtësia mbetet kërkesë gjithëpopullore

    Vishi: Reçaku mbetet plagë e hapur dhe thirrje e përhershme për drejtësi

    27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: Ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

    LEXO GJITHASHTU

    Një burrë në kryeqytetin e Bjellorusisë ndaloi për t’ia hapur derën një gruaje — dhe kjo i shpëtoi jetën atij

    January 15, 2026

    Start pozitiv për Shkëndijën, triumfon në miqësoren e parë dimërore

    January 15, 2026

    Ndërron jetë një foshnje në Spitalin e Kavadarit, Ministria e Shëndetësisë inicion kontroll inspektues

    January 15, 2026

    MAPL shpall të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për Listën e Pronave për dhënie në shfrytëzim

    January 15, 2026
    TË TJERA

    OpenAI nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Cerebras

    January 15, 2026

    KRM Çabrati reagon ndaj veprimit të papranueshëm të një punëtori që hodhi mbeturina në lumë

    January 15, 2026

    “Aneksimi i Grenlandës mund t’i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë”

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.