Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Diaspora e ashpërson garën e brendshme në LVV, duel i ngushtë për mandatin e 56-të

    January 3, 2026

    Ish-partnerja e Keijsit, Stelina hyn në Big Brother VIP Albania

    January 3, 2026

    Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Diaspora e ashpërson garën e brendshme në LVV, duel i ngushtë për mandatin e 56-të
    • Ish-partnerja e Keijsit, Stelina hyn në Big Brother VIP Albania
    • Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në
    • Tjetër nominim në BBVA, Kristi, Keijsi ose Seno lë shtëpinë sonte
    • Avancim në gjyqësor, ngecje në prokurori – bilanci i drejtësisë për vitin 2025
    • Mac Allister e pranon: Liverpooli nuk është në garë për titull
    • Momenti kur Kristi kapërcen murin e shtëpisë, Ledioni: Mos bëni diçka që e kemi parë sezonin e kaluar
    • Kur fillojmë realisht të plakemi fizikisht? Ja çfarë tregojnë rezultatet e një studimi 47-vjeçar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Alexander-Arnold merr një ofertë të paimagjinueshme për t’u larguar nga Real Madridi

    Alexander-Arnold merr një ofertë të paimagjinueshme për t’u larguar nga Real Madridi

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Man utd 2 Mins Read
    Alexander-Arnold merr një ofertë të paimagjinueshme për t’u larguar nga Real Madridi
    Alexander-Arnold merr një ofertë të paimagjinueshme për t’u larguar nga Real Madridi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trent Alexander-Arnold mund t’i ofrohet një rrugëdalje nga Real Madridi, pasi raportohet se dy klube të Ligës Premier po rivalizojnë për shërbimet e tij.

    Mbrojtësi 27-vjeçar u largua verën e kaluar nga klubi i fëmijërisë së tij, Liverpool, ku kishte kaluar gjithë karrierën deri në atë moment, një vendim që ndau opinionin e tifozëve të “Të Kuqve”.

    Sezoni i parë i Alexander-Arnold te Real Madridi ka qenë me ulje-ngritje. Ai ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në fillim të dhjetorit pësoi një dëmtim në muskujt e kofshës, i cili e ka lënë jashtë fushave për disa muaj.

    Me hapjen e merkatos së janarit, kanë nisur spekulimet mbi të ardhmen e tij. Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Reali po shqyrton mundësinë e shitjes së ish-mbrojtësit të Liverpoolit, ndërsa disa klube angleze janë të interesuara për ta rikthyer Alexander-Arnold në Angli gjatë verës.

    Një nga klubet e përmendura në artikull është Newcastle United, që aktualisht renditet në vendin e dhjetë në Ligën Premier.

    Opsioni tjetër, më kontrovers, është Manchester United, rival i përbetuar i Liverpoolit, i cili ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, dy pikë pas skuadrës së Arne Slot, me të cilën Alexander-Arnold fitoi titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar.

    Raportohet se si Newcastle ashtu edhe Manchester United po shqyrtojnë oferta rreth 40 milionë euro për Alexander-Arnold, por këto shifra konsiderohen “të pamjaftueshme” për ta bindur Real Madridin të heqë dorë nga lojtari, me klubin spanjoll që thuhet se “nuk ka asnjë qëllim ta lërë të largohet”.

    Kontrata e Trent Alexander-Arnold me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2031./Telegrafi/

    TË TJERA

    Mac Allister e pranon: Liverpooli nuk është në garë për titull

    A do të rikthehet Kylian Mbappe për Superkupë? Xabi Alonso jep detaje

    Arsenali e fiton dramën e pesë golave ndaj Bournemouthit

    Interi afër marrëveshjes për Joao Cancelon, Barcelona mbetet pengu i vetëm

    I shtohet konkurrenca Edon Zhegrovës? Federico Chiesa i hapur për rikthimin te Juventusi

    Frikë te Real Madridi, gjiganti anglez e do me patjetër yllin holandez

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    LEXO GJITHASHTU

    Diaspora e ashpërson garën e brendshme në LVV, duel i ngushtë për mandatin e 56-të

    January 3, 2026

    Ish-partnerja e Keijsit, Stelina hyn në Big Brother VIP Albania

    January 3, 2026

    Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në

    January 3, 2026

    Tjetër nominim në BBVA, Kristi, Keijsi ose Seno lë shtëpinë sonte

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Avancim në gjyqësor, ngecje në prokurori – bilanci i drejtësisë për vitin 2025

    January 3, 2026

    Mac Allister e pranon: Liverpooli nuk është në garë për titull

    January 3, 2026

    Momenti kur Kristi kapërcen murin e shtëpisë, Ledioni: Mos bëni diçka që e kemi parë sezonin e kaluar

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.