Analisti Albatros Rexhaj nëpërmjet një video-mesazhi ka sqaruar versionin e tij për përplasjen e një dite më parë në emisionin Opinion me gazetarin Berat Buzhala.
Rexhaj shprehet se ai nuk është njeri i konflikteve dhe përplasjeve, sepse ato i takojnë rinisë së tij të hershme, ndërsa ka theksuar se ai është intelektual dhe nuk është i rrugës së përplasjeve.
“Në video i dëgjova edhe disa shamje që në studio nuk kam pasur mundësi t’i dëgjoj. Më mirë që nuk i kam dëgju. Edhe sikur t’i kisha dëgju uroj të isha sjellë po njësoj. Ne jemi intelektual. Arma ime është fjala, është mendimi”.
Më tej Rexhaj ka sqaruar se konflikti është perceptuar ndryshe nëpërmjet ekranit dhe ndryshe në studio, që ka qenë diçka tjetër dhe nuk ka zgjatur më shumë se dy sekonda, ndërkohë është shprehur se në pushim është sqaruar me Buzhalën dhe nuk ka ndër mend ta vijojë dhe ta zgjasë më tej këtë përplasje.
“Kjo ishte arsyeja pse jashtë ia shtrina dorën. Koha e përplasjeve fizike i takon rinisë sime. Të gjithë kemi probleme, edhe unë kam probleme. Kërkojë ndihmë për ato probleme, trajtohem për ato probleme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehen si mendojnë”, ka shtuar mes tjerash Rexhaj.