Të premten në orët e mëngjesit ndodhi një aksident i rëndë në trafik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy gra humbën jetën.
Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh bën të ditur se dy viktimat janë shtetase të Shqipërisë.
“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën”, thuhet në raportin policor.
E lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamionit, shtetas i Kosovës i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit, ndërsa m urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/