Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të aksidentit në trafik, ku janë përfshirë një motoçiklistë dhe një këmbësor.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit. /Telegrafi/