Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llugë të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.