Adam Sandler bëri shaka rreth arsyes pse nuk u nominua për çmimin Oscar këtë vit.
Sandler deklaroi se beson që aktorët e nominuar janë më të mirë në të folur dhe shaka sesa ai. Fjalimi i tij u mbajt ndërsa merrte një çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.
“Falënderoj fallxhoren që takova në vitin 1982, e cila më tha se do të fitoja një Oskar për filmin ‘Jay Kelly’. Faleminderit të gjithëve që morën një nominim për Oskar këtë vit. Urime, e meritoni. Mendoj se jeni më të mirë në aktrim sesa unë. Gjithashtu mendoj se jeni më të mirë në lajkatimin e Akademisë”, tha ai.
Foto: Adam Sandler/Instagram
Sandler luajti në filmin “Jay Kelly” me George Clooney dhe Laura Dern. Edhe pse mori nominime për rolin në Critics’ Choice Awards dhe Golden Globes në janar, ai u la jashtë garës prej pesë kandidatësh për çmimin Oscar për aktorin më të mirë mbështetës.
“Duhet t’u them kolegëve të mi aktorë, mendoj se do t’ju mund vitin tjetër. Nuk mora një nominim për Oscar, por kjo është në rregull. Nuk rri duarkryq dhe nuk mendoj shumë për këtë,” tha ai. /Telegrafi/