Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez shkaktoi reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale pasi, sipas mendimit të tyre, ajo ishte e pasjellshme me kameramanin Cole Walliser në ndarjen e çmimeve Golden Globe në Los Angeles.
Ai ishte përgjegjës për kamerën e Glambot. Ata shkëmbyen një përshëndetje të shkurtër, pastaj ai i shpjegoi asaj se si të pozonte.
“Është kënaqësi që të shoh përsëri. Dukesh për mrekulli. Qëndro mbi yll, po, atje”, tha ai. Pastaj e pyeti nëse kishte ndonjë ide për ndonjë lëvizje apo nëse thjesht do të shikonte kamerën dhe do të pozonte apo do të kthehej.
Jennifer Lopez nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje, por u kthye dhe pozoi. Ai vazhdoi t’i shpjegonte asaj se si do ta regjistronte kamera dhe tha: “3, 2, 1, aksion”.
Ajo pozoi, dhe ai e komplimentoi: “Dominuese si zakonisht. Faleminderit shumë. Faleminderit djema”. Këngëtarja i bëri me dorë dhe vazhdoi të ecte. Shumë veta besuan se ajo e injoroi dhe e kritikoi.
“Ajo as nuk i foli”, “A ishte e pasjellshme apo po sillej thjesht vetvetja?”, “Asnjë buzëqeshje? Asnjë përshëndetje? Asgjë?”, “Unë besoj çdo thashethem që kam dëgjuar për të”, janë disa nga komentet.