Në Prime u soll edhe një klip, ku Ludo Lee bëri një deklaratë të fortë për Klodian Mihajn.
“A je gej”, ka qenë pyetja që e bëri Klodin të agravonte dhe të reagonte në mënyrë të ashpër.
I njëjti në spektakël theksoi se nuk e tha në atë mënyrë, por që ka dyshime.
Foto: Instagram
“Klodi ka mbetur, nuk po del nga treshi-përsheshi. Te klipi kuptohet se ky 20 minuta bën lojë del në Prime, me lojën e çiftit shkon larg. Një mashkull se rrin me femër dhe nuk ka interes, aty unë kam dyshime. Nëse rrin me një femër të bukur si Elijona, kam dyshime. Unë i thashë më fal, a je gej. Unë e di që nuk është”, u shpreh ai.
“Klodi po rri me një femër se ka shprehur pëlqim për të. Mashkull-femër nuk ka shoqëri. Nuk ka logjikë”, tha në anën tjetër.
Foto: Instagram
Në këtë debat kanë ndërhyrë edhe banorët e tjerë, të cilët i dolën kundër Ludos.
Ai mori kritika të shumta për sjelljen dhe veprimet ndaj Klodianit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com