Genoa ka marrë një fitore të pabesueshme ndaj Bolognës të dielën në mesditë me rezultat 3-2.
Ishin mysafirët që krijuan epërsi të dyfishtë 0-2, por rikthimi spektakolar ndodhi në 30 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht Bologna mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi portieri Lukasz Skorupski u ndëshkua me karton të kuq dhe pastaj erdhi koha e golit më të mirë të javës në Serie A dhe një nga më të mirët e vitit.
Ishte mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi që realizoi një kryevepër nga gjuajtja e lirë prej një distance mbi 30 metra.
Shumë nga tifozët po e cilësojnë golin e ukrainasit si më të mirin e vitit, teksa mbetet të shihet nëse ky do të marrë edhe çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com