Close Menu
    What's Hot

    Përplasje AKK–KQZ, komunat refuzojnë të mbulojnë kosto shtesë të procesit zgjedhor

    December 19, 2025

    Milani ka dy emra në listën e ngushtë për ta zëvendësuar Maignan në rast largimi

    December 19, 2025

    Kim Kardashian tregon dekorimet e festave në shtëpi, merr kritika: “Duket si një dyqan pemësh Krishtlindjesh”

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përplasje AKK–KQZ, komunat refuzojnë të mbulojnë kosto shtesë të procesit zgjedhor
    • Milani ka dy emra në listën e ngushtë për ta zëvendësuar Maignan në rast largimi
    • Kim Kardashian tregon dekorimet e festave në shtëpi, merr kritika: “Duket si një dyqan pemësh Krishtlindjesh”
    • Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë
    • Anulohet seanca për rastin “Besa Trans”, gjykata s’ka përkthyes
    • A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?
    • “Nuk ka justifikime”, Thierry Henry e paralajmëron Mikel Artetan në garën për titull kampion
    • Momenti dramatik kur rrufeja godet Burj Khalifan
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bosnja dhe hercegovina

    Vdes dëshmitari kryesor i “Sarajevo Safari”, çetniku Slavko Aleksiq – Vuçiq ishte pjesë e forcave të tij

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Bosnja dhe hercegovina 2 Mins Read
    Vdes dëshmitari kryesor i “Sarajevo Safari”, çetniku Slavko Aleksiq - Vuçiq ishte pjesë e forcave të tij
    Vdes dëshmitari kryesor i “Sarajevo Safari”, çetniku Slavko Aleksiq - Vuçiq ishte pjesë e forcave të tij
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vdes Slavko Aleksiq, i njohur si vojvoda çetnik dhe simbol i terrorit gjatë rrethimit të Sarajevës.

    Slavko Aleksiq, një nga figurat më të kontestuara dhe më të njohura që lidhet me luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe me rrethimin 1425-ditor të Sarajevës, ka vdekur sot në Trebinje.

    Ai ishte komandant i formacionit paramilitar “Novosarajevski četnički odred” dhe në opinionin publik të Bosnjës e Hercegovinës emri i tij lidhet fort me snajperët dhe terrorin ushtarak ndaj popullsisë civile gjatë rrethimit të kryeqytetit.

    Gazetari hulumtues kroat sjell detaje të tjera për përfshirjen e Vuçiqit në vrasjet e civilëve në Sarajevë

    Aleksiq ka lindur më 1956 në fshatin Bogdashiqi dhe ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në Sarajevë, ku kishte punuar dhe studiuar, raporton N1.

    Që në fund të viteve 1980 ai u përfshi në strukturat nacionaliste, dhe kur shpërtheu lufta mori komandën e njësisë së tij në zonën e Grbavicas.

    Forcat nën komandën e tij ishin të vendosura në pozicione nga ku qyteti ishte nën zjarr konstant, dhe shumë dëshmi civilësh dhe raportime i lidhin njësitë e tij me sulmet ndaj popullsisë civile dhe përhapjen e frikës në mesin e banorëve të Sarajevës. Megjithatë, Aleksiq asnjëherë nuk u gjykua para gjykatave vendore apo ndërkombëtare për këto akte.

    Biserko: Nuk duhet të diskutohet përfshirja e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

    Pas bombardimeve të NATO-s dhe pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në vitin 1996 ai udhëhoqi tërheqjen e forcave serbe dhe një pjese të popullsisë nga Grbavica, dhe vazhdoi aktivitetet ideologjike edhe pas luftës.

    Emri i tij është rikthyer kohët e fundit në debat publik lidhur me hetimin e njohur si “Sarajevo Safari”, që po zhvillohet në Milano rreth vrasjes së civilëve për qejfi gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak, ku pjesëmarrës u raportuar se ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Rrethimi i Sarajevës, që zgjati nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurti 1996, konsiderohet si rrethimi më i gjatë i një kryeqyteti në historinë moderne dhe çoi në vdekjen e mijëra civilëve, përfshirë fëmijë.

    Organet ndërkombëtare e kanë cilësuar atë një fushatë të terrorit të organizuar kundër popullsisë civile. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Vdekja e papritur e dëshmitarit kryesor të “Sarajevo Safari” – kërkohet autopsi e trupit, dyshohet se u helmua nga BIA e Serbisë

    Pas vdekjes së çetnikut Aleksiq, gazetari kroat: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

    Të dhëna katastrofike – Sarajeva edhe këtë mëngjes ka ajrin më të ndotur në botë

    Gazetari hulumtues kroat sjell detaje të tjera për përfshirjen e Vuçiqit në vrasjet e civilëve në Sarajevë

    LEXO GJITHASHTU

    Përplasje AKK–KQZ, komunat refuzojnë të mbulojnë kosto shtesë të procesit zgjedhor

    December 19, 2025

    Milani ka dy emra në listën e ngushtë për ta zëvendësuar Maignan në rast largimi

    December 19, 2025

    Kim Kardashian tregon dekorimet e festave në shtëpi, merr kritika: “Duket si një dyqan pemësh Krishtlindjesh”

    December 19, 2025

    Dhoma e Zejeve Koblenz promovon zejet në tekstil mes Kosovës & Shqipërisë

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Anulohet seanca për rastin “Besa Trans”, gjykata s’ka përkthyes

    December 19, 2025

    A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?

    December 19, 2025

    “Nuk ka justifikime”, Thierry Henry e paralajmëron Mikel Artetan në garën për titull kampion

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.