Barcelona është e gatshme të ndjekë një lëvizje për mbrojtësin e majtë të Chelseat, Marc Cucurella, këtë verë, në rast se Jules Kounde largohet, sipas Diario Sport.
E ardhmja e Kounde ka qenë objekt spekulimesh të forta pas një sezoni zhgënjyes 2025/26. Gjigantët katalanas thuhet se janë të hapur për shitjen e mbrojtësit francez (që aktivizohet në krahun e djathtë), pasi kanë nevojë për fonde për afrime të reja.
Me Kounde që po tërheq interes të madh nga klubet e Ligës Premier, e ardhmja e tij te Barcelona mbetet e pasigurt.
Cucurella mund të shndërrohet në një opsion konkret për Barcelonën këtë verë, pasi ka qenë në radar të klubit prej muajsh.
Ish-lojtari i akademisë La Masia është lidhur me një largim nga “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere, me Chelsean që thuhet se është e gatshme të dëgjojë oferta për mbrojtësin e majtë shumë të vlerësuar.
Reprezentuesi i Spanjës, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, ka zhvilluar 163 ndeshje me Chelsean, duke regjistruar nëntë gola dhe 13 asistime.
Barcelona kërkon gjithashtu një mbrojtës të majtë të qëndrueshëm për të rritur konkurrencën për Joao Cancelo. Për më tepër, forma e Alejandro Balde ka shënuar një rënie të dukshme./Telegrafi/
