Dy raste të ndara të veprës penale “kanosje” janë raportuar gjatë ditës së diel në Prishtinë, duke rezultuar me ndërhyrje policore dhe masa ligjore ndaj të dyshuarve.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:15, ku pas një mosmarrëveshjeje, një qytetar kosovar ka deklaruar se është kanosur nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole lodër.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:30, brenda një stacioni policor në Prishtinë.
Sipas raportimeve, një i dyshuar, derisa ndodhej në polici për të dhënë deklaratë lidhur me një aksident trafiku, ka kanosur në prezencë të zyrtarëve policorë.
I dyshuari në këtë rast është arrestuar menjëherë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë trajtimin e rasteve në përputhje me procedurat ligjore. /Telegrafi/