Gruaja e Diogo Jota, Rute Cardoso, ka zbuluar mesazhin e fundit që i dërgoi burrit të saj para aksidentit fatal, në një biografi të re për futbollistin.
Ajo kishte dashur t’i dërgonte videon e dasmës së tyre kur ai të kishte mundësi të ndalonte makinën, pa e ditur që do të ndodhte tragjedia.
28-vjeçari u nda nga jeta në korrik të vitit të kaluar pas një aksidenti me Lamborghini Huracan të marrë me qira në një autostradë spanjolle.
Diogo dhe Rute
Ai po udhëtonte me vëllanë e tij, Andre Silvan, drejt Santander për të marrë tragetin për në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte marrë këshillë të mos fluturonte për shkak të një operacioni të mëparshëm të mushkërive.
Policia spanjolle deklaroi se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë.
Biografia zyrtare, shkruar nga ish-futbollisti Jose Manuel Delgado, titullohet “Nunca Mais e Muito Tempo” dhe del më 9 prill në Portugali.
Libri përshkruan jetën dhe karrierën e Diogo Jotas, si futbollist elitar dhe si njeri.
Diogo dhe Rute
Rute tregon sesi filloi të telefononte hotelin pranë vendit të aksidentit kur u shqetësua që Diogo nuk i përgjigjej.
Ajo përshkruan momentin kur i dërgoi mesazhin e fundit: “Dashuri, kur ndalosh, më telefono, sepse kam diçka për të të treguar” – videoja e dasmës së tyre.
Skena ku ndodhi aksidenti tragjik
Diogo dhe Rute ishin lidhur që fëmijë dhe u martuan më 22 qershor, vetëm 11 ditë para aksidentit fatal.
Biografia gjithashtu përfshin kontributet e trajnerëve dhe futbollistëve të njohur si Jurgen Klopp, Arne Slot, Roberto Martinez, Ruben Dias dhe Bernardo Silva. /Telegrafi/