Dua Lipa u pa duke shëtitur me nënën e saj, Anesa, në New York City gjatë Pashkëve, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj elegant.
Këngëtarja 30-vjeçare mbante një xhaketë të madhe mbi këmishën e bardhë të hapur, reçipetat e zeza dhe e kompletoi pamjen me një fund dhe çizme me print leopardi.
Gjërat e saj të domosdoshme i mbante në një çantë Louis Vuitton me ngjyrë të verdhë kanarinë, me vlerë rreth 8,000 funte (9,500 euro), shkruan DailyMail.
Anesa, 52 vjeçe, zgjodhi një stil më të rastësishëm me xhaketë të kaltër dhe fund të thjeshtë. Të dy i fshehën sytë pas syzeve elegante, duke shijuar kohë cilësore së bashku.
Kjo vjen pasi Dua tërhoqi vëmendjen javën e kaluar me një set fotografish nga një event i Bvlgari-t në Itali, ku shfaqi reçipetat e saj vjollcë nën një fustan të zi prej kadifeje me çarje të thellë në kofshë, të kombinuar me bizhuteri smeraldi. Në Instagram, ajo shkroi: “@bvlgari është shoqja më e mirë e një vajze”.
Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, konfirmuan lidhjen në janar 2024 dhe fejesën në qershor 2025.
Callum ka folur hapur për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruaja më e bukur në botë” dhe duke rrëfyer takimin e tyre të parë dhe lidhjen e menjëhershme që krijuan gjatë një feste të përbashkët. /Telegrafi/