KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sinan Vllasaliu publikon fotografi me Dua Lipën: Madhështia e saj na bën kombin madhështor

Sinan Vllasaliu publikon fotografi me Dua Lipën: Madhështia e saj na bën kombin madhështor

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë krah yllit botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Fotografia është realizuar në një dasmë në Pejë, ku Sinani ishte i ftuar për të performuar për familjarët e artistes.

Në imazhin e publikuar në InstaStory, dyshja shfaqen të buzëqeshur, teksa këngëtari ka lënë edhe një dedikim për Duan.

Foto: Instagram

“Madhështia e saj na bën kombin madhështor”, ka shkruar Vllasaliu.Ky takim vjen edhe me një prapavijë të veçantë për këngëtarin.

Sinani ishte planifikuar të këndonte edhe në dasmën e Duas në qershor, e cila u zhvillua në Itali, por një aksident me motor i kishte pamundësuar pjesëmarrjen e tij në atë aheng.

Megjithatë, ai tashmë ka pasur mundësinë të performojë në një tjetër festë familjare të Duas në Kosovë, duke u takuar edhe personalisht me artisten.

Fotografia e tyre së bashku ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndonëse mesazhi i artistit tregon edhe një herë vlerësimin e tij për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.