KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Turki Alalshikh pretendon se Dua Lipa refuzoi të performojë në duelin Fury–Joshua

Turki Alalshikh pretendon se Dua Lipa refuzoi të performojë në duelin Fury–Joshua

Turki Alalshikh ka bërë një deklaratë befasuese për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë konferencës për shtyp për promovimin e superduelit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Dy boksierët britanikë u përballën për herë të parë të mërkurën në mbrëmje, pasi javën e kaluar u konfirmua zyrtarisht dueli i shumëpritur mes tyre.

Gjatë konferencës, Alalshikh, i cili është një nga figurat kryesore pas organizimit dhe financimit të kësaj përballjeje, foli për procesin e përzgjedhjes së stadiumit ku do të zhvillohet meçi.

Foto: EPA

Fillimisht, Madison Square Garden në New York dhe Wembley në Londër ishin përmendur si opsione të mundshme, por tashmë është konfirmuar se dueli do të zhvillohet në Principality Stadium në Cardiff të Uellsit.

Duke shpjeguar vendimin për stadiumin, Alalshikh bëri një koment të papritur për Dua Lipën, duke pretenduar se këngëtarja nuk do të performonte në Londër.

Foto: Getty Images

“Do të jem i sinqertë. E di që Londra nuk do të ma jepte stadiumin deri në orën 2 të mëngjesit dhe e di që Dua Lipa nuk do të performonte në stadium, sepse nuk i pëlqen boksi dhe ndoshta nuk më pëlqen as mua”, deklaroi Alalshikh.

Deklarata e tij shkaktoi reagime gjatë konferencës, teksa mbetet për t’u parë nëse Dua Lipa do t’i përgjigjet publikisht pretendimit të tij. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.