Artisti nga Peja, Gjesti, është kthyer në normalitet pas incidentit që kishte javë më parë.
Ai u përfshi në një sherr në kompaninë muzikore, “Onima”, gjë që më e pas e çoi edhe në paraburgim.
Sidoqoftë, këngëtari u lirua nga paraburgimi para disa ditësh dhe se tani e ka rimarrë edhe veten.
Foto: Instagram
I njëjti publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shihet nga vetura e tij luksoze.
Duket se është fresh, në gjendje të mirë, e se i dukej pak kohë për stabilitet në jetë.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 do të mbrohet në liri dhe se do të vazhdojë me procedura ligjore kundër “Onima”.
Sidoqoftë, ka kërkuar falje për shqetësimin dhe situatën e krijuar. /Telegrafi/