Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” sot do të largohet nga sheshi “Nënë Tereza”.
Largimi i ekspozitës bëhet në ora 10:00.
“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës ‘Masakrat në Kosovë 1998–1999 në sheshin ‘Nënë Tereza’”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ky veprim vjen pas vendimit të kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës. /Telegrafi/