MPB Maqedoni njofton se dje (08.10.2026) në ora 12:10 në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Ekipi Mobil “Task Force” nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.R. (27) nga Gostivari.
Siç thonë nga SPB Tetovë, personi pasi kishte vërejtur patrullën e policisë, kishte hedhur një paketim me marihuanë, e cila u gjet dhe u konfiskua për procedurë të mëtutjeshme.
“Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.