Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus është gati t’i ofrojë një kontratë trevjeçare yllit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, me një pagë prej të paktën 7 milionë euro në sezon.
Juventus është e gatshme t’i dërgojë ofertën Manchester Cityt për kapitenin e tyre Bernardo Silva, i cili është i lirë në transferim, pasi kontrata e tij përfundon këtë qershor.
Sipas Gazzetta dello Sport, gjiganti i Serie A ka informuar tashmë agjentin e mesfushorit, Jorge Mendes, se është i gatshëm të ofrojë një kontratë trevjeçare me opsion për një sezon të katërt.
Gazeta thekson se kohëzgjatja e propozuar e kontratës nuk është plotësisht në përputhje me politikën e klubit për lojtarët mbi 30 vjeç, por Juventusi është i gatshëm të bëjë një përjashtim për shkak të cilësisë dhe përvojës së lojtarit.
Negociatat për pagën e Bernardo Silvës pritet të nisin së shpejti, ndërsa Juventusi është i gatshëm të ofrojë një pagë ndërmjet 7 dhe 8 milionë euro në sezon.
Gazzetta dello Sport konfirmon gjithashtu se Bernardo Silva ka tërhequr interes nga klube të tjera, përfshirë Barcelonë, Inter Miamin dhe Galatasarayn, por reprezentuesi portugez nuk do të marrë një vendim për klubin e tij të ardhshëm para muajit maj./Telegrafi/