Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se mirëpresin përkushtimin dhe zotimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe vendimin e dhjetorit për zbatimin gradual të Ligjit për të huajt dhe për automjete që lejon një fushatë vetëdijesuese për të afektuarit.
Sorensen theksoi se kanë vazhduar me përpjekjet për vetëdijesimin e qytetarëve me angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe pranojnë përpjekjet e institucioneve për zbatimin e dy ligjeve, raporton Telegrafi.
“Pra, fushata vetëdijesuese informative ka filluar dhe po ofrohen informata në pika të ndryshme, duke përfshirë edhe atë në aeroport në harmoni me Ligjin mbi gjuhët”, tha ai.
Sorensen theksoi se kanë parasysh përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e institucioneve të Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në harmoni me zotimet që kanë dalë nga marrëveshjet me Bashkimin Evropian dhe për zotimin e Kurtit për amendamentin e ligjit duke mos ndërprerë ofrimin e shërbimeve në suaza të kornizës ligjore që ekziston.
I dërguari i BE-së për dialogun tha se të gjitha këto kohë dhe se përpjekjet duhet të jenë përfshirëse dhe duhet të konfirmohen në harmoni me marrëveshjet që kanë rezultuar nga dialogu me Bashkimin Evropian.
“Kemi zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e komunitetit serb në përpjeke për të gjetur pajtimin e tyre. Unë jam përfaqësues special në kuadër të këtij dialogu. Dhe në këtë kontekst konsiderojmë që prioritet kyç është që Qeveria e Kosovës të sigurojë leje për punëtorë dhe studentë për një periudhë fillestare 12 muaj në mënyrë që të mos pengohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore”, tha ai. /Telegrafi/