Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka dhënë mesazhin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e parë të zhvilluar në Stamboll të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja u vendos nga një gol në pjesën e parë, i shënuar nga Mario Lemina, pas asistimit të Victor Osimhen.
“Krijuam shumë raste, por gjithashtu humbëm shumë mundësi. Mendoj se ishim shumë pranë golit në pjesën e parë. Është shumë e rëndësishme të shfrytëzojmë këto raste dhe t’i kthejmë në gola. Luajtëm kundër një ekipi të mirë në një atmosferë me shumë presion”, deklaroi Van Dijk për UEFA.com.
Holandezi shtoi se ndeshja e kthimit, e cila zhvillohet në Anfield, ofron avantazhin kryesor për Liverpoolin.
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo padyshim është një avantazh. Të gjitha janë në duart tona kur luajmë në shtëpi. Do të japim gjithçka për të kaluar në raundin tjetër”, deklaroi kapiteni.
Liverpool ka humbur tashmë dy herë ndaj Galatasaray këtë sezon, por të dyja ato ndeshje u zhvilluan në Stamboll, dhe ekipi turk tregon më pak forcë jashtë shtëpisë. /Telegrafi/