KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

ANGINA PECTORIS

ANGINA PECTORIS

Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Astrit Lulaj

Sepse këtu është gjysma e zemrës sime, doktor,
gjysma tjetër është në Kinë,
në marshimin e gjatë drejt Lumit të Verdhë.

Dhe pastaj çdo mëngjes, doktor,
çdo mëngjes në agim,
zemrën time e pushkatojnë në Greqi.

Dhe pastaj, kur të burgosurit bien në gjumë,
kur hapat e fundit largohen
nga infermieria
zemra ime ikën, doktor,
ikën në një shtëpi të vjetër prej druri, në Stamboll.

Dhe pastaj janë dhjetë vjet, doktor,
që nuk kam asgjë në dorë për t’i ofruar popullit tim
asgjë tjetër veçse një mollë
një mollë të kuqe, zemrën time.

Është për të gjitha këto, doktor,
dhe jo për arteriosklerozën, për nikotinën, për burgun,
që kam këtë anginë pectoris …

E shikoj natën përmes hekurave,
dhe me gjithë këta mure që më rëndojnë mbi gjoks,
zemra ime rreh me yllin më të largët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.