Një ekspert i pastrimit ka ndarë disa këshilla për të mbajtur lavatriçen tuaj të pastër dhe rrobat gjithmonë të freskëta. Krijuesja e përmbajtjes për pastrimin, Christy, tregoi hapat që ajo ndjek për të pastruar lavatriçen e saj në mënyrë të thellë.
Në një video në TikTok, Christy shpjegoi se për pastrimin e thellë të lavatriçes ju nevojiten vetëm dy përbërës: sodë buke dhe uthull. Ajo rekomandon ta bëni këtë pastrim një herë në muaj.
Si të pastroni lavatriçen:
Hidhni një filxhan uthull të bardhë në pjesën e parë të sirtarit për detergjent dhe bëni një larje normale;
Më pas, vendosni një lugë sodë buke direkt në trombën e lavatriçes dhe bëni përsëri një cikël normal larjeje.
Ky kombinim ndihmon të hiqen depozitat minerale nga uji i fortë, papastërtitë dhe mbetjet e mykut. Soda e bukës ndihmon në shpërbërjen e papastërtive, ndërsa uthulla ndihmon në largimin e njollave dhe aromave të pakëndshme. Kur përzihen, ato krijojnë një reaksion shkumues që heq më lehtë papastërtitë.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të trajtoni vulën prej gome të lavatriçes me të njëjtin kombinim sodë buke dhe uthull, për të hequr mykun ose mbetjet e fshehura.
Disa përdorues të TikTok sugjeruan edhe përdorimin e pastës së dhëmbëve dhe limonit për të pastruar brendësinë e lavatriçes. Lëngu i limonit shpërbën depozitat minerale, ndërsa pjesa abrazive e pastës së dhëmbëve ndihmon të fshihen papastërtitë dhe myku, duke i dhënë lavatriçes një aromë të freskët.
Ekspertët e Pro Housekeepers sugjerojnë gjithashtu që uthullën mund ta zëvendësoni me lëng limoni për të njëjtin efekt dhe një aromë më të freskët. Vetëm kini kujdes që lëngu i limonit të mos ketë sheqer ose përbërës të tjerë që mund të lënë mbetje në lavatriçen tuaj.