Kopshti Zoologjik i Shkupit është bërë pjesë e një rrethi të ngushtë institucionesh botërore që kanë arritur me sukses bashkimin dhe adaptimin e dy majmunëve gibonë, Delfinës dhe Mikit.
Delfina, e cila katër vite më parë u braktis nga e ëma dhe ra në liqen, mbijetoi falë kujdesit 24/7 të kujdestares Zera dhe ekipit të kopshtit. Sot, kjo histori suksesi ndërkombëtar po kurorëzohet me kalimin e dyshes drejt një jete të pavarur.
“Edhe Delfina jonë sot mori një lodër orangutan.
A e mbani mend historinë e majmunit të vogël gibon, i cili para katër vitesh u braktis nga e ëma dhe ra në liqen? Pas shpëtimit të jetës, Delfina u rrit nga kujdestarja e saj e kopshtit zoologjik, Zera, e cila i kushtoi të gjithë kohën e saj të punës, por edhe atë të lirë 24/7, kësaj bukurie tonë të vogël.
Tani, së bashku me vëllain e saj më të vogël Miki, po përshtaten me jetën e pavarur. Shkupi ZOO është një nga institucionet e rralla në botë që ia doli mbanë në qëllimin për të bashkuar dhe përshtatur këta dy gibonë të vegj.
Shumë nga vizitorët tanë admirojnë historinë e këtyre dy gibonëve të vegjël, përkushtimin dhe sakrificën e Zerës, si dhe ndihmën e punonjësve të tjerë në kujdesin për këta majmunë antropoidë. Kështu, edhe kjo lodër është dhuratë nga një vizitore e jona e rregullt. Sigurisht, Miki dhe Delfina kanë marrë rregullisht dhurata dhe lodra edhe nga ekipi ynë gjatë periudhës së kaluar” thuhet në njoftimin e Kopshtit zoologjik në Shku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si shenjë dashurie për këtë arritje të rrallë, vizitorët dhe stafi kujdesen vazhdimisht për mirëqenien e tyre, ku së fundmi Delfina u gëzua edhe me një lodër të re dhuratë. Ky rast dëshmon profesionalizmin e Shkupit në trajtimin e llojeve të rrezikuara të majmunëve antropoidë.