Ylli i AC Milanit Rafael Leao ka emocionuar kur ka rikujtuar Diogo Jotan, duke zbuluar si i kërkoi bileta për familjen për ta shikuar një ndeshje të AC Milanit.
Leao tha se Jota gjithnjë ka qëndruar pranë lojtarëve, ndërsa të gjithë e kujtojnë në çdo ndeshje, pasi festat mund të ishin më ndryshe pranë tij.
“Dy javë më parë ishte me kombëtaren, duke festuar së bashku.
Të gjithë kujdeseshin për të. Ndonjëherë rrinte në qoshen e tij, duke folur me gruan dhe fëmijët. Ishte një bashkëlojtar i mirë që donte të ndihmonte të gjithë. Unë e pyesja për disa gjëra. Ai gjithashtu më kërkoi bileta për familjen e tij që të vinin këtu për të parë një ndeshje të AC Milan, është shkatërruese”.
Leao ndër të tjera shtoi se Portugalia po bën çmos edhe për Kupën e Botës shkaku se ka qenë një kompeticion që ka ëndërruar Jota ta fitonte.
Kupa e Botës ishte një garë ku ai donte të ishte, por mendoj se në çdo ndeshje ne mendojmë për të. Po sikur të ishte aty duke festuar? Si do të kishte shënuar? Ne mendojmë për të në çdo ndeshje.
Bashkëlojtarë të tjerë që janë më të afërt po e ndihmojnë familjen e tij, gruan e tij, sepse natyrisht është një situatë e vështirë. Siç thatë ju, në Kupën e Botës do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të dhe ta bëjmë krenar”./Telegrafi