Këngëtari Labinot Rexha, i njohur për publikun edhe nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova 4, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale.
Këngëtari rahovecian publikoi në Facebook një fotografi nga vizita e tij në Qabeja, ku shihet pranë bashkëshortes, ndërsa postimin e shoqëroi me një mesazh urimi plot besim dhe reflektim shpirtëror.
“Urime fillimi i Ramazanit! Ka dashtë Zoti që këtë Ramazan ta agjërojmë me familje dhe me miq afër zemrës. Allahu na i faltë gabimet, na pastroftë zemrat dhe na pranoftë agjërimin, lutjet dhe çdo vepër të mirë. Le të jetë ky muaj paqeje, faljeje dhe bereqeti për të gjithë. Ramazan të begatë për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar ai.
Postimi i këngëtarit është pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë kthyer urimin dhe e kanë përgëzuar për mesazhin e tij të paqes dhe mirësisë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë.
Labi përndryshe ka qenë një prej banorëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, teksa u eliminua vetëm pak javë para finales së madhe. /Telegrafi/