Janë përzgjedhur tashmë dy finalistët e edicionit të katërt të Big Brother.
Ludo Lee u shpall finalisti i parë, ndërsa Elijona Binakaj rrëmbeu vendin e dytë për në finale.
U bë e ditur gjithashtu se do të jenë gjithsej pesë finalistë.
Foto: Instagram
Të premten do të shpallen edhe tre të tjerët, kurse tre të tjerë do të eliminohen nga formati.
Kanë ngelur vetëm dhjetë ditë deri në finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të jetë më 27 shkurt.
Mbetet për t’u parë se kush është konkurrenti që sivjet rrëmben çmimin e madh.
Sidoqoftë, edhe ky edicion ka pasur momente të ndryshme, lot, surpriza, emocione e befasi të mëdha. /Telegrafi/