Sonte, Londrimi i ka dërguar një mesazh të veçantë ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, këngëtarit Gjesti, duke shprehur dëshirën që ta shohë sërish brenda shtëpisë për një ditë të plotë.
“Gjesti, ky mesazh është për ty. Të lutem nëse je duke e parë, nëse shkojmë në finale, qejfi jem ma i madh është me ardhë për 24 orë me i kalu në këtë shtëpi,” tha ai.
Më tej, me humor, Londrimi shtoi: “E di që të bie t’i përjetosh traumat, por edhe ne jemi duke vuajtur njëjtë, kështu që të lutem eja, të duam shumë”. /Telegrafi/